SPORT

Artikull

Bullgaret e përfunduan Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike me 8 medalje

Hënë, 1 Qershor 2026, 09:44

Bullgaret e përfunduan Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike me 8 medalje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me finalet e kombinimeve individuale dhe të ansamblit për gratë më 31 maj, përfundoi Kampionati Evropian i Gjimnastikës Ritmike në Varna (Bullgaria Verilindore). Bullgaret mbyllën garën me 4 medalje të arta dhe 4 të argjendta.

Stilijana Nikollova shtoi një titull për kombinimin me shkopinj dhe medalje të argjendta për kombinimet me top dhe shirit, përveç medaljes së saj të argjendtë në shumëgarësh. Vetëm një të dhjeta në komponentin artistik e ndau atë nga ari në kombinimin me top.

Gjimnastet bullgare fituan edhe titujt evropianë ekiporë si në disiplinën e të rejave, ashtu edhe në atë të grave. Sijana Alekova fitoi arin në rreth, ndërsa Dea Emillova fitoi argjendin në shkopinj për të rejat.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva