Hënë 1 Qershor 2026 10:17
Hënë, 1 Qershor 2026, 10:17
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku në pikën kufitare
“Kapitan Andreevo” është i ngarkuar në dalje për kamionët drejt Turqisë,
njoftoi Policia Kufitare. Në pikat dhe kalimet e tjera drejt Greqisë,
Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë, lëvizja është normale. Në kalimin
kufitar Ruse – Giurgiu vazhdon deri në fund të muajit riparimi kryesor në
pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi po rregullohet në një
korsi.
Nga 1 deri më 5 qershor,
midis orës 8:00 dhe 17:00, për shkak të rifreskimit të vijëzimit rrugor,
lëvizja në korsinë aktive do të kufizohet gradualisht në një segment të
autostradës “Struma” në dalje të Sofjes – nga km 0 deri në km 10. Trafiku do të
devijohet në korsitë e lira, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Pritet vendosja e vijëzimit edhe në segmente të rrugës republikane midis Bajllovo – Smollsko, Eleshnica – Elin Pelin – Novi Han.
Pjesë të rrugës Dobriç – Ballçik do të mbyllen gradualisht për qarkullim për shkak të vendosjes së shtresës së fundit të asfaltit. Lëvizja do të ndalet gjatë ditës deri në orën 20:00 dhe do të devijohet në itinerare alternative.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva