Artikull
Ish‑zëvendësministri i financave dhe tani anëtar i Këshillit Fiskal, Ljubomir Dacov:
Borxhi i ri i jashtëm është i pashmangshëm në kushtet e deficitit
Hënë 1 Qershor 2026 11:04
Hënë, 1 Qershor 2026, 11:04
Ljubomir Dacov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tërheqja e borxhit të ri shtetëror është e pashmangshme kur ka deficit dhe ai duhet të mbulohet. Këtë e deklaroi ish‑zëvendësministri i financave dhe tani anëtar i Këshillit Fiskal, Ljubomir Dacov, për bTV.
“Unë personalisht prisja që qeveria të kishte një plan dhe qartësi me një vizion se çfarë duhet të bëjë, e jo të flitet për transferim të fajit për procedurën e mbideficitit në buxhet. Nuk mendoj se mbideficiti vjen nga një kontabilitet i pasaktë”, komentoi Dacov.
“Ajo që supozoj se Komisioni Evropian do të thotë është se ka një ndryshim në trajektoren e buxhetit, që çon në deficite të përhershme mbi 3%. Nëse megjithatë na fusin në procedurë për mbideficit, brenda 6 muajve duhet të përgatitet një plan, së bashku me Komisionin Evropian, i cili do të përcaktojë parametrat kryesorë të drejtimit”, shpjegoi eksperti.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva