Artikull
Në festivalin e filmit “Bliri i Artë” u nderua Franco Nero
Hënë 1 Qershor 2026 12:13
Hënë, 1 Qershor 2026, 12:13
Franco Nero
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Aktori i madh italian Franco
Nero mori çmimin special për kontribut të përgjithshëm në edicionin e
trembëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për kinemanë e re evropiane “Bliri
i Artë” 2026 në Stara Zagora (Bullgaria Jugore). Çmimi iu dorëzua aktorit
më 30 maj gjatë ceremonisë së hapjes së forumit, njofton BTA.
Të pranishmit në sallën e
Operës Shtetërore – Stara Zagora patën mundësinë të shikonin një film të
shkurtër me fragmente nga rolet e tij më emblematike në kinematografi. Pas
marrjes së Statujës “Bliri i Artë”, legjenda e gjallë e kinemasë theksoi se
prej më shumë se 60 vitesh merret me kinema. “Kinemaja më dha mundësinë të
mishërohem 250 herë në personazhe të ndryshme dhe falë saj kam qenë hero i 30
kombësive të ndryshme”, tregoi Nero.
“Kinemaja është një paletë personalitetesh që vijnë nga kombësi dhe raca të ndryshme...”, shtoi aktori. Ai shpjegoi se, sipas tij, kinemaja do të vazhdojë të ekzistojë për sa kohë njerëzit vazhdojnë të ëndërrojnë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva