Artikull
Parashikimi i motit për 2 qershor 2026
Do të ketë reshje në gjithë vendin, më të dukshme në Ballkanin Qendror dhe jugperëndim
Hënë 1 Qershor 2026 19:25
Hënë, 1 Qershor 2026, 19:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të
martën
temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 16°. Për Sofjen pritet të jenë
12°. Gjatë ditës do të zhvillohen vranësira të shoqëruara me bubullima, dhe në
shumë zona do të ketë shi dhe vetëtima. Dukuritë atmosferike do të jenë më të
theksuara në Ballkanin Qendror dhe në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ka kushte
edhe për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë 21–22° në Bullgarinë
Lindore dhe deri në 27–29° në disa zona jugperëndimore. Në kryeqytet do të jetë
rreth 24°.
Në
bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë kryesisht të dendura
dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu, më të përhapura pasdite në pjesën
jugore të bregdetit. Do të fryjë erë mesatare nga lindja-juglindja.
Temperaturat maksimale do të jenë 22–24°. Uji i detit është 19–20°. Dallgëzimi
i detit do të jetë deri në 3 ballë.
Në
male do
të zhvillohen vranësira dhe në Ballkanin Qendror dhe masivin Rilla–Rodope do të
ketë reshje të konsiderueshme, me mundësi për breshër. Do të fryjë erë mesatare
deri e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë
rreth 18°, ndërsa në 2000 m rreth 12°.
Të mërkurën atmosfera do të mbetet e paqëndrueshme dhe moti – i ndryshueshëm. Në mëngjes në shumicën e zonave do të jetë me diell, por rreth dhe pas mesditës deri në mesnatë do të zhvillohet vranësirë. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra me bubullima dhe breshër. Era jugperëndimore do të sjellë ngrohje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva