Artikull
Presidentja Ilijana Jotova:
BE‑ja nuk është krijuar për të ketë anëtarë të klasës së parë dhe të dytë
Hënë 1 Qershor 2026 12:58
Hënë, 1 Qershor 2026, 12:58
FOTO: Qendra e shtypit e Presidencës
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mund të ketë një
rol aktiv në krijimin e një Evrope konkurruese dhe një Evropë e bashkuar na
duhet më shumë se kurrë. Forca më e madhe e BE‑së është aftësia për t’i kthyer
dallimet në një drejtim të përbashkët. Këtë e tha Presidentja Ilijana Jotova në
përshëndetjen e saj drejtuar pjesëmarrësve në edicionin e gjashtë të Green
Transition Forum. Edicioni i sivjetshëm i është kushtuar së ardhmes së Evropës
si konkurruese, inovative dhe e sigurt. Forumi do të vazhdojë deri më 5
qershor.
“Sot nga Sofja duhet të
themi se Evropa nuk do të bëhet më konkurruese nëse bëhet më e përçarë, nuk do
të jetë më e sigurt nëse mbrojtja kthehet në treg vetëm për disa shtete, dhe
nuk do të bëhet më e fortë nëse njerëzit largohen”, shtoi Jotova.
Lidhur me temën e Evropës me dy shpejtësi, Presidentja tha se kjo ide duket si një mekanizëm i përshtatshëm për vendime më të shpejta, por në plan afatgjatë fsheh rrezikun e përçarjes politike, blloqeve rajonale dhe kufijve të rinj të padukshëm brenda unionit. Sipas saj, BE‑ja nuk është krijuar për t’i renditur shtetet anëtare në klasë të parë dhe të dytë dhe forca e saj më e madhe është aftësia për t’i kthyer dallimet në një drejtim të përbashkët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva