Artikull
Inflacioni vjetor për muajin maj përshpejtohet në 7.0%
Hënë 1 Qershor 2026 14:34
Hënë, 1 Qershor 2026, 14:34
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Sipas vlerësimit paraprak të shpejtë të Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI), në maj 2026 pritet që inflacioni mujor të jetë 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor të arrijë në 7.0%. Për krahasim, inflacioni vjetor ishte 6.8% në prill, 4.1% në mars dhe 3.3% në shkurt.
Në maj 2026, krahasuar me muajin paraardhës, rritja më e madhe e çmimeve pritet në grupet: "Transporti" (1.2%), "Shërbimet e restoranteve dhe hoteleve" (0.9%), "Pijet alkoolike dhe produktet e duhanit" (0.9%). Nga ana tjetër, ulje e çmimeve pritet në grupet: "Argëtimi, sporti dhe kultura" (-1.9%), "Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme" (-0.3%).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova