Artikull
Në Stara Zagora mbahet forumi më i madh i sektorit bujqësor në Bullgari
Ekspozita e Specializuar për Bujqësinë BATA AGRO 2026
Hënë 1 Qershor 2026 16:11
Hënë, 1 Qershor 2026, 16:11
FOTO: BATA AGRO
Madhësia e shkronjave
Në Aeroportin e Stara Zagorës, nga 1 deri më 5 qershor, po zhvillohet edicioni i 18-të i Ekspozitës së Specializuar për Bujqësinë BATA AGRO. Ky është forumi më i madh i sektorit agrar në Bullgari, i organizuar nga Shoqata Bullgare e Tregtarëve të Makinerive Bujqësore.
FOTO: BATA AGRO
Në ekspozitë marrin pjesë 214 kompani, të cilat prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në një sipërfaqe ekspozimi prej 36 100 metrash katrorë. Vizitorët kanë mundësinë të shohin arritjet më të fundit të prodhuesve botërorë të makinerive bujqësore, si dhe zgjidhje inovative në fushën e bujqësisë precize, dronëve, sistemeve të ujitjes, farërave, plehrave kimike, preparateve mbrojtëse, pjesëve rezervë dhe shumë produkteve të tjera, bëjnë të ditur organizatorët.
FOTO: BATA AGRO
Këtë vit, Argjentina është vendi mysafir i nderit i ekspozitës. Polonia gjithashtu ka një prani të fortë me një stendë kolektive, ku prezantohen 14 kompani nga sektori.
Hyrja në ekspozitë është falas, por kërkohet regjistrim paraprak – në faqen zyrtare të BATA AGRO ose në vendin e ngjarjes.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova