Autor
Allbena Bezovska
Artikull
Nga thesari i Radio Bullgarisë
Historia e këngës “Danubi i qetë dhe i bardhë”
2 qershor – Dita e Botevit dhe e të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë
Martë 2 Qershor 2026 07:00
Martë, 2 Qershor 2026, 07:00
Ilustrim për poezinë e Ivan Vazovit “Danubi i bardhë dhe i qetë”, nga piktori Nikolla Mirçev
FOTO: detstvoto.net
Madhësia e shkronjave
Më 2 qershor – dita në të cilën nderojmë kujtimin e poetit-revolucionar Botev, çetarët e tij dhe dëshmorët për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, zgjodhëm t’ju tregojmë historinë e një kënge të dashur dhe shumë të njohur.
“Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet...” – kështu fillon teksti, i krijuar më 20 maj 1876 nga patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov. Sipas fjalëve të tij personale – “gjatëshpalljes së lajmit të parë për kalimin e Botjos tek Kozlloduji”. Në kujtimet e tij ai shkruan: “Të gjithë ishim të entuziazmuar, hollësirat për trimërinë burrërore dhe sikurse të marra nga ndonjë legjendë transmetoheshin gojë më gojë. Nën përshtypjen e kësaj ngjarjeje unë shkrova vjershën time “Danubi i qetë dhe i bardhë valëzohet”, e cila shumë shpejt pas kësaj u bë jashtëzakonisht e njohur, duke u shndërruar në një këngë. Nëpër kafene, nëpër rrugë, nëpër pijetore, aty ku takoheshim, flitej vetëm për këtë. Bisedat nisnin dhe përfundonin me Botevin”.
Titulli origjinal i poemës është “Radecki” – në bazë të emrit të anijes, me të cilën Botevi dhe çeta e tij arrijnë bregun bullgar. Kënga, e krijuar në bazë të këtyre vjershave interpretohet me një numër të ndryshëm kupletesh. Kurse në krijimin origjinal letrar ato janë mbi 20.
Lidhja midis dy krijuesve të mëdhenj bullgarë ka historinë e vet interesante. Mezi 15 vjeç, Vazovi bëhet ndihmës-mësues në qytetin Kallofer(Bullgaria Jugore), tek dhaskali Botjo Petkov – babai i revolucionarit. Shpesh dëgjon shqetësimet e mësuesit të vet. Ato janë të shkaktuara nga temperamenti i papërkulur dhe tepër i bujshëm të djalit të tij Hristo, i dëbuar nga gjimnazi në Odesë. Më vonë ai njihet personalisht me të. Botevi madje arrin që të tërheqë Vazovin me idetë e veta revolucionare. Por, para së gjithësh me forcën e poezisë së vet, kuptohet.
Melodia e parë, me të cilën këndohet kënga “Danubi i qetë dhe i bardhë” (dhe për të cilën flet në kujtimet e veta Vazovi) është nga një autor i panjohur. Sipas disa burimeve, kompozitori i muzikës, me të cilën është e njohur sot, po kështu është anonim. Por në biografinë e Ivan Karaxhovit është shkruar se pikërisht ai është krijuesi i saj. Karaxhovi, një veprimtar i njohur revolucionar bullgar dhe aktivist shoqëror, lind një vit përpara vdekjes së Botevit. Fshati i tij i lindjes është afër qytetit të sotëm Bllagoevgrad(Bullgaria Jugperëndimore), gjatë asaj kohe në kufijtë e Perandorisë Osmane. Përfundon gjimnazin bullgar të meshkujve në Selanik, aty bashkohet me VMRO-në (Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë). E vazhdon arsimin e vet në Shkollën Perandorake Korale në Shën Petersburg, diplomohet gjatë vitit 1902. Një bashkëkohës i tij e përshkruan si një “bashkëbisedues i mirë dhe i këndshëm, një njeri shpirtgjerë, një bullgar i madh, i gllabëruar nga ideja për çlirimin dhe bashkimin e fisit bullgar...” Si një mësues në lëndën e këndimit dhe të shkrimit të notave në gjimnazin të cilin e ka përfunduar, shkruan muzikë në bazë të vjershave të Vazovit. Viti është 1909. Interpretuesi i parë është orkestra shkollore e frymëmarrjes. Krijimi i tij i sjell mosmarrëveshje me autoritetet, e ndjekin, e dënojnë, e transferojnë në një gjimnaz tjetër. Deri në fund të jetës së tij (gjatë vitit 1934) Ivan Karaxhovi mbetet një pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftërat e VMRO-së.
Sot kënga “Danubi i qetë dhe i bardhë” është një pjesë e pandarë nga repertori i koreve të ndryshme dhe orkestra të frymëmarrjes. Interpretohet në festa kombëtare dhe si një pjesë nga programet e koncerteve. Kjo këngë e shkëlqyer patriotike është këngë e dashur si për të rriturit, ashtu dhe për të vegjlit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva