EKONOMI

Artikull

“Bullgaria Progresivе” propozon masa për kursime në buxhetin e shtetit

Hënë, 1 Qershor 2026, 18:26

“Bullgaria Progresivе” propozon masa për kursime në buxhetin e shtetit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Grupi parlamentar i “Bullgarisë Progresivе” propozoi një paketë masash me efekt të drejtpërdrejtë fiskal në ligjin zgjatës të buxhetit, të hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Paketa përfshin uljen e subvencionit shtetëror për partitë politike nga 4,09 euro në 3 euro për çdo votë të vlefshme, me efekt prapaveprues nga 30 prilli; rritjen e tavanit të borxhit shtetëror deri në 3,8 miliardë euro, ku një pjesë e fondeve do të përdoret për përmbushjen e angazhimeve të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ); si dhe ndryshime në shtesat COVID për pensionet, raporton BTA.

Nga 1 korriku, pensionet do të rillogariten sipas “rregullit zviceran” dhe do të rriten me 7,8%. Megjithatë, kjo indeksim nuk do të aplikohet më mbi shtesat COVID. Për pensionet e reja të akorduara pas 1 korrikut, kjo shtesë do të hiqet, pasi ajo ishte vendosur në kushte emergjente të lidhura me pandeminë e COVID-19.

Ligji për buxhetin e shtetit pritet të miratohet dhe të shpallet deri në fund të gushtit, deklaroi deputeti i “Bullgarisë Progresivе”, Stefan Bellçev.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova