Nga thesari i Radio Bullgarisë

150 vjet nga rënia e Hristo Botev dhe nga heroizmi i çetës së tij

2 qershor – Dita e Botevit dhe e të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë

Martë, 2 Qershor 2026, 05:55

150 vjet nga rënia e Hristo Botev dhe nga heroizmi i çetës së tij

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Mbushen 150 vjet nga dita e paharrueshme për historinë tonë - 2 qershori i vitit 1876, kur në zjarrin e luftës për pavarësinë kombëtare, Bullgaria humbi një nga heronjtë e vet dhe personazh më domethënës - poetin-revolucionar Hristo Botev. Me shpirtin dhe përkushtimin e tij rebel Botevi kthehet në një shembull të pavdekshëm për trimëri dhe vetëmohim në emër të Atdheut. Me poezinë e Botevit, të mësuar në shkollë rriten që të gjithë bullgarët. “Ai që bie në luftën për liri, ai nuk vdes...”, thotë poeti dhe këto janë fjalët e tij profetike, të cilat kanë kurorëzuar vetëmohimin e mijëra bullgarëve, të vrarë për lirinë e Bullgarisë. Sepse sot, bashkë me kujtimin e Hristo Botevit, trashëgimtarët mirënjohës nderojnë që të gjithë heronjtë të cilët kanë dhënë jetën e tyre për atdheun.

Prandaj 2 qershori është një ditë zie, por dhe një ditë e lavdishme, e cila na përmbush me shumë krenari nga vepra e atyre personaliteteve të denjë, patriotë të cilët i kanë shkruar emrat e tyre me germa të arta në histori. Në këtë ditë që të gjithë bullgarët përkulim kokë dhe ruajmë një minutë heshtje pikërisht në orën 12.00 nën ulërimën e fortë të sirenave.

FOTO: BGNES

Në qytete dhe fshatra, por dhe jashtë kufijve të vendit tonë, Dita e Botevit dhe e të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë shënohet solemnisht me vendosjen e kurorave dhe të luleve përpara monumenteve të revolucionarëve dhe dhënien e nderimeve ushtarake. Recitohen vjershat e pavdekshme të Botevit, kurse në program  marrin pjesë orkestra ushtarake të frymëmarrjes.

Vetë festimet më 2 qershor po kështu kanë historinë e vet. Fillimi është  akoma përpara Çlirimit, kurse tradita që në këtë ditë në të gjithë Bullgarinë në orën 12.00 të dëgjohen sirenat fillon gjatë vitit 1948 kur mbushen 100 vjet nga lindja e Hristo Botevit.

FOTO: BTA

Zakonisht kulmi i festimeve është në qytetin e Vracës dhe në atë pjesë të malit Stara Pllanina e cila i përket Vracës. Aty, në majën Okollçica, më 2 qershor 1876 është beteja e fundit e çetës së Botevit, në të cilën vdes poeti.

Më shumë rreth kujtimeve të pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë dhe Kryengritjes së Prillit, e cila e vuri në rend të ditës çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, mund të lexoni në materialin nga thesari i Radio Bullgarisë: Hristo Botev, Kryengritja e Prillit dhe "Komitetet Sllave".  


Lexoni më tepër:

 

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva