Martë 2 Qershor 2026 09:40
Martë, 2 Qershor 2026, 09:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku i kamionëve në dalje drejt Turqisë përmes pikës kufitare “Kapitan Andreevo” është intensiv, njoftuan autoritetet e Policisë Kufitare bullgare. Kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare të vendit po zhvillohet normalisht. Ndërkohë, në pikëkalimin Ruse–Gjurgju vazhdojnë punimet e rikonstruksionit në segmentin bullgar të urës mbi lumin Danub, prandaj qarkullimi po zhvillohet vetëm në një korsi. Agjencia e Infrastrukturës Rrugore paralajmëroi se më 4 qershor, për shkak të kërkesave teknologjike të punimeve, kalimi në urë do të ndërpritet për 12 orë për automjetet e lehta dhe për 16 orë për automjetet e tonazhit të rëndë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova