LAJME

Artikull

Bullgaria do të rrisë më tej shpenzimet për mbrojtjen

Martë, 2 Qershor 2026, 10:53

Bullgaria do të rrisë më tej shpenzimet për mbrojtjen

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shpenzimet e Bullgarisë për mbrojtjen do të vazhdojnë të rriten, në përputhje me angazhimet e marra ndaj aleatëve të NATO-s. Kështu deklaroi në Haskovo ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov. Sipas tij, objektivi për të dedikuar 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen duhet të arrihet deri në vitin 2035. Nga kjo shumë, 3.5% do të shkojnë për shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake dhe blerjen e pajisjeve ushtarake, ndërsa 1.5% do të investohen në mbrojtjen kibernetike, mobilitetin ushtarak dhe infrastrukturën me rëndësi strategjike për mbrojtjen.

“Vitin e kaluar, shpenzimet për mbrojtjen ishin rreth 2.13% e PBB-së. Ne kemi marrë angazhime ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë në NATO që këto shpenzime të vazhdojnë të rriten, prandaj edhe këtë vit ato nuk do të jenë më të ulëta”, tha ministri.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova