LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 3 qershorin 2026

Moti mbetet i paqëndrueshëm, do të alternohen dielli dhe reshjet e shiut

Martë, 2 Qershor 2026, 19:01

Parashikimi i motit për 3 qershorin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell, por në orët e pasdites, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore, do të zhvillohet vranësirë e dendur me reshje shiu dhe stuhi të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°C, ndërsa në kryeqytet rreth 26°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, por në orët e pasdites do të ketë zhvillim vranësirash dhe reshje shiu me stuhi, më të shpeshta në pjesën jugore të vijës bregdetare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë 22–25°C. Temperatura e ujit të detit është 19–20°C, ndërsa dallgëzimi do të jetë deri në 3 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell, por pasdite do të shtohen vranësirat dhe priten reshje shiu, të shoqëruara me stuhi të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 20°C, ndërsa në 2000 metra rreth 13°C.

Të enjten, masa ajrore mbi vend do të mbetet e paqëndrueshme. Në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë mot me diell, por rreth mesditës dhe deri në mesnatë do të zhvillohen vranësira të fuqishme me reshje shiu dhe stuhi. Në shumë zona priten reshje të shkurtra, herë pas here intensive, të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Nuk përjashtohet edhe breshëri.

Të premten reshjet do të jenë më të pakta dhe me intensitet më të ulët. E enjtja do të jetë më e freskët, ndërsa të premten pritet një rritje e temperaturave.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova