Artikull
MPJ: Vendimi për tribunalin për Ukrainën do të merret pas një analize
Martë 2 Qershor 2026 16:02
Martë, 2 Qershor 2026, 16:02
Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova‑Çamova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Vendimi për bashkimin e Bullgarisë me marrëveshjen për tribunalin special për krimin e agresionit kundër Ukrainës duhet të paraprihet nga një analizë e institucioneve kompetente. Këtë e deklaron Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova‑Çamova, në përgjigjen e saj drejtuar deputetit të “Bullgarisë Demokratike”, Atanas Sllavov, e publikuar në faqen e parlamentit dhe e cituar nga BTA.
Sipas ministres, Ministria e Drejtësisë duhet të vlerësojë përputhshmërinë e pjesëmarrjes së ardhshme me legjislacionin kombëtar, si edhe mundësitë për bashkëpunim me tribunalin. Petrova shton gjithashtu se për momentin nuk ka qartësi për angazhimet financiare konkrete të shteteve pjesëmarrëse, ndërsa sqarimi i këtyre parametrave është thelbësor për procedurat e brendshme të anëtarësimit.
Më 22 maj, Kryeministri Rumen Radev komentoi krijimin e tribunalit special. Sipas tij, një tribunal i tillë ka efekt vetëm kur një shtet është i mundur, ka kapitulluar dhe udhëheqësi i tij është i zënë rob, ndërsa këto kushte për momentin nuk ekzistojnë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva