Artikull
Deri në fund të muajit do të mund të shkëmbehen levat në euro pa tarifa në banka
Mërkurë 3 Qershor 2026 06:05
Mërkurë, 3 Qershor 2026, 06:05
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Qytetarët bullgarë mund të
shkëmbejnë leva në euro falas deri më 30 qershor në zyrat e bankave tregtare
dhe në degët e “Postës Bullgare” në vendbanimet ku nuk ka zyra bankare. Kursi i
këmbimit është kursi zyrtar fiks – 1,95583 leva për 1 euro, pa tarifa dhe
komisione. Pas kësaj date, bankat tregtare dhe “Posta Bullgare” mund të
vendosin tarifa për shërbimin, kujton platforma online “Ne, konsumatorët”.
Për shkëmbimin në banka të
shumave mbi 30 000 leva kërkohet një kërkesë paraprake, e dorëzuar 3 ditë pune
më herët. Në degët e “Postës Bullgare” çdo person mund të shkëmbejë deri në
1000 leva në ditë, ndërsa në disa degë – deri në 10 000 leva, me kërkesë paraprake
të dorëzuar 3 deri në 5 ditë pune më herët.
Deri në fund të vitit 2026, bankat tregtare dhe “Posta Bullgare” nuk kanë të drejtë të refuzojnë shërbimin, me përjashtim të rasteve kur posta nuk ka mjete të mjaftueshme në dispozicion. Banka Kombëtare Bullgare do të vazhdojë ta kryejë shkëmbimin falas dhe pa komisione, pa afat.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva