Artikull
Universiteti i Sofjes është ndër institucionet kryesore në botë
Mërkurë 3 Qershor 2026 09:49
Mërkurë, 3 Qershor 2026, 09:49
Univesiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski"
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” renditet në 5.2% më të mirët nga gjithsej 21 291 universitete në botë. Këtë e tregon klasifikimi Global 2000 për vitin 2026, njofton faqja e Alma Mater. Renditja realizohet nga organizata konsulente Center for World University Rankings (CWUR), e cila publikon klasifikimet akademike më të mëdha në botë.
Në metodologjinë e saj, CWUR përdor 7 indikatorë në 4 fusha:
· Arsimi – bazuar në suksesin akademik të të diplomuarve të universitetit
· Realizimi profesional i të diplomuarve – sipas arritjeve të tyre në karrierë
· Stafi akademik – numri i pedagogëve që kanë marrë çmime akademike të nivelit më të lartë
· Kërkimеt shkencorе dhe rezultatet – bazuar në numrin total të artikujve shkencorë, publikimet cilësore në revista kryesore dhe citimet sipas numrit të artikujve më shumë të cituar
Kështu thuhet në njoftimin e Universitetit të Sofjes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva