LAJME

Artikull

Lëvizja drejt kufirit me Turqinë është e ngarkuar

Mërkurë, 3 Qershor 2026, 10:29

Lëvizja drejt kufirit me Turqinë është e ngarkuar

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” drejt Turqisë është i intensifikuar, njofton Policia Kufitare. Kalimi në të gjitha pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Në kalimin kufitar Ruse–Giurgiu vazhdojnë punimet në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danub dhe qarkullimi kryhet vetëm në një korsi. Më 4 qershor, të enjten, lëvizja në urë do të ndalet nga ora 9:00 deri në 21:00 për shkak të shtrëngimit teknik të një nyje të betonuar, kujton Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.

Kufizime të trafikut vendosen edhe në dy segmente të autostradës “Trakia” në rajonin e Jambollit – nga ora 18:00 e 3 qershorit deri në 18:00 të 5 qershorit. Masa prek dy pjesë prej rreth një kilometri, në drejtim të Sofjes dhe në drejtim të Burgasit, për shkak të montimit të nyjeve të reja në ura.

Për të njëjtën arsye është ndryshuar organizimi i trafikut edhe në autostradën “Marica”, në drejtim të Svilengradit, midis kilometrave 27 dhe 29. Qarkullimi zhvillohet në korsinë e parakalimit me kufizim shpejtësie deri në 50 km/h. Punimet pritet të vazhdojnë deri në mesin e korrikut.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva