Artikull
Kompanitë energji‑intensive kërkojnë kompensime nga fondet e BE‑së
Mërkurë 3 Qershor 2026 11:39
Mërkurë, 3 Qershor 2026, 11:39
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Konkurrueshmëria e ekonomisë bullgare është me rëndësi kyçe për zhvillimin e vendit. Këtë e deklaroi Kryeministri Rumen Radev gjatë një takimi në Këshillin e Ministrave me përfaqësues të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrisë në Bullgari dhe të Dhomës Ekonomike Bullgare, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.
Gjatë takimit, biznesi theksoi pengesat me të cilat përballet industria energji‑intensive dhe mundësitë për t’i kapërcyer ato në nivel kombëtar dhe evropian. Përfaqësuesit e punëdhënësve theksuan se 80% e kompanive me konsum të lartë energjie në vend punojnë për eksport dhe kërkuan masa që të garantojnë konkurrueshmërinë e tyre. U shqyrtuan mundësitë për të tërhequr më shumë fonde nga programet evropiane dhe nga Fondi për Sigurinë e Sistemit Elektroenergjetik, në mënyrë që buxheti kombëtar të mos ngarkohet me kompensimet.
Radev theksoi se Bullgaria do të insistojë që fondet nga Mekanizmi i ri Evropian për Konkurrueshmëri të arrijnë edhe te shtetet anëtare më pak të zhvilluara, në mënyrë që të mos thellohet hendeku industrial dhe teknologjik brenda Evropës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva