EKONOMI

Artikull

OESR ul parashikimin e saj për rritjen në Bullgari dhe në ekonominë botërore

Mërkurë, 3 Qershor 2026, 12:14

OESR ul parashikimin e saj për rritjen në Bullgari dhe në ekonominë botërore

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OESR) pret që rritja e ekonomisë bullgare të ngadalësohet në 2.5% në vitin 2026 dhe në 2.3% në vitin 2027, në sfondin e inflacionit më të lartë, shtrenjtimit të energjisë dhe dobësimit të konsumit.

Sipas raportit më të ri të publikuar “Perspektivat Ekonomike”, çmimet më të larta të energjisë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme do të ulin të ardhurat reale dhe do të ushtrojnë presion mbi kërkesën e brendshme në vend.

Organizata paralajmëron se çmimet më të larta të energjisë krijojnë rrezikun që inflacioni të mbetet në nivele të larta dhe të arrijë 4.3% në vitin 2026, përpara se të ngadalësohet në 3.4% në vitin 2027.

OESR thekson gjithashtu se deficiti buxhetor ka tejkaluar 3% të PBBsë për shkak të rritjes së shpenzimeve për shërbimet sociale dhe shëndetësore, rritjes së pagave në sektorin publik dhe shpenzimeve më të larta për investime, transmeton BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva