LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 4 qershor 2026

Kod portokalli dhe i verdhë për reshje shiu në 13 rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore

Mërkurë, 3 Qershor 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 4 qershor 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 17°. Për Sofjen pritet të jenë 14°. Gjatë ditës masa ajrore mbi vend do të mbetet e paqëndrueshme – do të zhvillohet vranësirë me reshje dhe në shumë zona do të ketë shira të shkurtër, herëpashere me intensitet të lartë, të shoqëruar me bubullima. Do të ketë edhe breshër. Fenomenet që nisin nga perëndimi gjatë ditës do të përfshijnë pothuajse të gjithë vendin, më të forta në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Era do të fryjë nga perëndimi–veriperëndimi, e dobët deri mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore do të mbetet nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 22 deri në 27°. Në kryeqytet rreth 22°.

Në bregdetin e Detit të Zi, para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit në disa zona dukshmëria do të jetë e reduktuar. Gjatë ditës do të zhvillohet vranësirë dhe lokalisht do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë 22–24° në bregdetin verior dhe deri 26–28° në jug. Temperatura e ujit të detit është 19°. Deti do të jetë i trazuar deri në 2–3 ballë.

Në male, në Bullgarinë Perëndimore reshjet dhe vranësira do të fillojnë para mesditës, ndërsa gjatë ditës do të përfshijnë edhe lindjen. Në shumë zona do të ketë shira të shkurtër me bubullima dhe breshër. Fenomenet do të jenë më intensive në masivet perëndimore dhe në Paraballkanin Qendror. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 17°, ndërsa në 2000 m rreth 11°.

Të premten, në mëngjes në shumicën e rajoneve moti do të jetë me diell, por rreth dhe pas mesditës e deri në mesnatë do të zhvillohet vranësirë e dendur me reshje. Do të bjerë shi, por në më pak zona dhe me intensitet më të ulët, ndërsa temperaturat do të rriten.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva