LAJME

Artikull

Bullgaria është Nr. 1 në renditjen globale për internetin mobil

Mërkurë, 3 Qershor 2026, 13:14

Bullgaria është Nr. 1 në renditjen globale për internetin mobil

FOTO: economic.bg

Madhësia e shkronjave

Platforma për monitorim të pavarur të shërbimeve të telekomunikacionit nPerf ka vendosur Bullgarinë në krye të një renditjeje botërore për cilësinë e internetit mobil, njofton economic.bg. Vlerësimi është përgatitur mbi të dhëna nga periudha 1 janar – 29 prill të këtij viti. 

FOTO: economic.bg

Bullgaria është e para në kategorinë “performanca e rrjeteve mobile” në një grup prej 20 shtetesh, duke lënë pas konkurrentë të fortë nga Evropa Jugore dhe Qendrore, ekonomitë e pasura të naftës në Lindjen e Mesme dhe një sërë ekonomish të zhvilluara. 

Rezultatet tregojnë se sektori bullgar i telekomunikacioneve tejkalon dukshëm standardin ekonomik të popullsisë. Kjo shpjegohet me investimet e konsiderueshme në zhvillimin e rrjeteve 5G, zgjerimin e lidhjes optike dhe menaxhimin efikas të spektrit radiofrekuencor. 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva