Artikull
Ministrja e Jashtme: Anëtarësimi i Bullgarisë në OECD mbetet prioritet kryesor
Enjte 4 Qershor 2026 09:32
Enjte, 4 Qershor 2026, 09:32
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
“Anëtarësimi i vendit tonë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik(OECD) mbetet një prioritet kryesor në politikën e jashtme të qeverisë së re bullgare, e cila është angazhuar të përfundojë sa më shpejt fazën teknike të procesit të anëtarësimit.” Këtë e deklaroi ministrja e jashtme Velisllava Petrova në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD‑së, Mathias Cormann, gjatë mbledhjes vjetore të Këshillit të organizatës në Paris.
Nga ana e tij, Mathias Cormann konfirmoi angazhimin e tij personal ndaj procesit të zgjerimit të OECD‑së. Ai theksoi se Bullgaria mbetet në një pozitë të mirë për të përfunduar fazën teknike brenda këtij viti.
Të dy palët konfirmuan vlerësimin e përbashkët se anëtarësimi i Bullgarisë në OECD do të ketë karakter të favorshëm reciprok dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë për përfundimin e suksesshëm të procesit.
Ministrja e Jashtme njoftoi se janë përfunduar shqyrtimet para‑anëtarësuese në 18 nga 25 organet punuese të organizatës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva