LAJME

Artikull

Trafik i intensifikuar në PKK “Kapitan Andreevo”

Lëvizja në Urën e Danubit te Ruse është ndalur

Enjte, 4 Qershor 2026, 10:06

Trafik i intensifikuar në PKK “Kapitan Andreevo”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ka trafik të intensifikuar në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë në dalje për automjetet e rëndë, njoftoi Policia Kufitare. 

Trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare me Rumaninë. Në pikën “Ruse – Giurgiu” ka punime në pjesën bullgare të urës dhe lëvizja është e rregulluar. Për shkak të punimeve ndërtimore, lëvizja në Urën e Danubit te Ruse do të ndalet dhe kalimi i automjeteve të lehta do të kufizohet nga ora 9:00 deri në 21:00, ndërsa për automjetet e rënda – deri në 24 orë, nga ora 9:00 e 4 qershorit deri në orën 9:00 të 5 qershorit. 

Trafiku është normal në kufirin me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 38 zjarre, pa qytetarë të lënduar, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë. Janë kryer 112 operacione shpëtimi dhe ndihme, prej të cilave katër kanë qenë në aksidente. 

Tridhjetë e dy persona janë plagosur në 26 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, pa viktima, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Që nga fillimi i vitit, në 2397 aksidente kanë humbur jetën 169 persona dhe 2963 janë plagosur.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva