SPORT

Artikull

Shahistet bullgare me pesë fitore në raundin e nëntë të Kampionatit Evropian

Enjte, 4 Qershor 2026, 10:33

Nurgyul Salimova

Nurgyul Salimova

FOTO: Federata Bullgare Sportive e Shahut

Madhësia e shkronjave

Shahistet tona regjistruan pesë fitore, një barazim dhe një humbje në raundin e nëntë të Kampionatit Evropian individual në qytetin Batumi të Gjeorgjisë. Dy bullgaret më të suksesshme deri tani, Nurgyul Salimova dhe Nadja Tonçeva, janë ndër 15 të parat në renditje dy raunde para fundit.

Nurgyul Salimova ndan vendin e tretë dhe është vetëm gjysmë pike larg majës. Në ndeshjen e saj të fundit, finalistja e Kupës së Botës fitoi me figurat e zeza kundër sllovenes Laura Unuk, e cila u dorëzua në lëvizjen e 50‑të – një hap para matit.

Nadja Tonçeva, e cila aktualisht mban vendin e 14‑të, fitoi gjithashtu me të zezat kundër ukrainases Ljudmilla Ivanicka.

Fitore arritën edhe Bellosllava Krësteva, Gergana Pejçeva dhe Angelika Nenova.

Në renditjen para raundit të parafundit të dhjetë kryesojnë Anastasia Hnatishin nga Ukraina dhe Sabrina Vega nga Spanja me nga 7.5 pikë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva