Artikull
Parashikimi i motit për 5 qershor 2026
Reshje shiu dhe rritje e temperaturave në ditën e fundit të punës
Enjte 4 Qershor 2026 19:15
Enjte, 4 Qershor 2026, 19:15
прогноза за времето, дъжд, дъждовно, облачно
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deri në mesnatë reshjet në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen. Gjatë pjesës më të madhe të natës, kryesisht në zonat malore dhe lokalisht në rajonet qendrore dhe lindore, do të ketë stuhi me vetëtima dhe reshje të shkurtra, të cilat deri në mëngjes do të dobësohen dhe pothuajse në gjithë vendin do të pushojnë.
Ditën e premte paradite do të ketë më shumë orë me diell, pas së cilës vranësirat do të shtohen dhe në disa zona do të ketë reshje me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje – rreth 26°.
Në male vranësirat do të mbeten të konsiderueshme dhe në shumë vende do të bjerë shi i shkurtër, i shoqëruar me bubullima, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga jugu‑juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 21°, ndërsa në 2000 m – rreth 14°.
Në bregdet paradite do të ketë vranësira të ndryshueshme, shpesh të dendura. Pasdite moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga lindja‑juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 21° dhe 24°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 19°‑21°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva