Artikull
Bullgaria me 20 garues në Kampionatin Botëror për sportistët me Sindromën Doun
Enjte 4 Qershor 2026 16:36
Enjte, 4 Qershor 2026, 16:36
FOTO: dsbulgaria.com
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të marrë pjesë me 20 garues në “BAUHAUS Down Syndrome World Championships Bulgaria 2026” – Kampionatin Botëror për sportistët me Sindromën Doun, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 19 qershor, u bë e ditur sot në një konferencë për shtyp në klubin e shtypit të BTA-së. Në total, mbi 400 sportistë nga 27 vende do të mbërrijnë në kryeqytet për të garuar për medalje në pesë disiplina sportive: gjimnastikë sportive, gjimnastikë ritmike, tenis, pingpong dhe atletikë të lehtë.
Ceremonia zyrtare e hapjes së kësaj gare, i cili zhvillohet nën patronazhin e presidentes Iliana Jotova, do të mbahet më 14 qershor në orën 20:00 përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK), ndërsa garat do të zhvillohen nga 15 deri më 17 qershor.
Ambasadorë të kampionatit janë dy nga sportistët më të dashur bullgarë – kampioni olimpik, botëror dhe evropian Karljos Nasar dhe tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov, ndërsa fytyra të gjimnastikës sportive dhe asaj ritmike janë nënkampionët olimpikë Krasimir Dunev dhe Borjana Kalejn.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova