Artikull
Ekspozitë në Sllovaki paraqet fillimet e shtypjes së librave cirilikë në Ballkan
Premte 5 Qershor 2026 04:57
Premte, 5 Qershor 2026, 04:57
FOTO: Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë (Facebook)
Madhësia e shkronjave
Ekspozita udhëtuese “Gutenbergu dhe bota sllave”, e dedikuar Biblës së Gutenbergut dhe fillimeve të shtypjes së librave cirilike në Ballkan, do të hapet më 7 qershor në Kishën “Shën Kryqi” në Bratislavë, njoftuan nga Instituti Kulturor Bullgar në kryeqytetin sllovak përmes faqes së tyre në Facebook. Ekspozita shënon dy përvjetorë – 560 vjet nga shfaqja e Biblës së Gutenbergut dhe 520 vjet nga botimi i librit të parë të shtypur cirilik në Ballkan.
FOTO: Instituti Kulturor Bullgar në Bratislavë (Facebook)
Përveç hapjes zyrtare të ekspozitës, në program parashikohen Liturgjia e Shenjtë, punëtoria për fëmijë “Kirill dhe Metodij në Moravinë e Madhe”, koncerti i The International Gospel Society with Big John Whitfield, si dhe vizita në kështjellën Devin me ciceron.
“Do të jemi të lumtur ta ndajmë këtë festë të kulturës, shkrimit dhe trashëgimisë shpirtërore së bashku me ju”, deklarojnë nga institucioni kulturor në Bratislavë.
Kuratore e ekspozitës është prof. Vasja Velinova nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ngjarja zhvillohet nën patronazhin e ambasadores bullgare Snezhana Joveva-Dimitrova dhe është pjesë e festimeve vjetore kushtuar vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij në Devin, njofton BTA.
Lexoni më shumë:
- Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj
- Festojmë 1160 vjetorin e krijimit të alfabetit glagolik
- Alfabeti bullgar – trashëgimi kulturore me vlerë të jashtëzakonshme
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova