LAJME

Artikull

OKB-ja publikon të dhëna për armët e eksportuara nga Bullgaria për Ukrainën

Enjte, 4 Qershor 2026, 18:20

OKB-ja publikon të dhëna për armët e eksportuara nga Bullgaria për Ukrainën

FOTO: defence-ua.com

Madhësia e shkronjave

Në Regjistrin e Kombeve të Bashkuara për armët konvencionale janë publikuar të dhëna për armatimet që Bullgaria i ka eksportuar në Ukrainë – tanke, automjete të blinduara dhe transportues të blinduar personeli. Të dhënat janë përmbledhur në një publikim të medias në gjuhën ukrainase “Defence Express”, raporton gazetari Dobromir Videv.

Sipas të dhënave, për Ukrainën janë dërguar nga Bullgaria, përmes furnizimeve që kanë kaluar nëpër Çeki dhe Mbretërinë e Bashkuar, rreth 40 transportues të blinduar të gjurmuar MT-LB; 22 tanke T-72; 2 automjete të blinduara HMMWV (“Hummer”); 18 obusë vetëlëvizës “Gvozdika”; armë antitank; mjete luftarake të këmbësorisë BMP-1; si dhe sisteme artilerie me kalibër 122 mm.

Bullgaria ka furnizuar drejtpërdrejt Ukrainën me 3000 granatahedhës njëpërdorimësh, 50 njësi kundërajrore, 100 mitraloza dhe po aq granatahedhës dore.

Media në gjuhën ukrainase thekson se Sofja e ka mbështetur Ukrainën që në muajt e parë të luftës, duke siguruar gjatë gjashtë muajve të parë rreth një të tretën e municioneve dhe 40% të karburantit për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Që nga fillimi i luftës në vitin 2022, eksporti i armëve nga Bullgaria ka arritur vlerën 2.7 miliardë dollarë. Gjithashtu, Bullgaria ka riparuar pajisje për ushtrinë ukrainase, sipas “Defence Express”.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova