Artikull
Kazanllëku mikpret Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit
Premte 5 Qershor 2026 05:42
Premte, 5 Qershor 2026, 05:42
FOTO: Bashkia e qytetit Kazanllëk
Madhësia e shkronjave
Në kuadër të Festës së Trëndafilit 2026, Kazanllëku do të shndërrohet sërish në skenë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, i organizuar çdo vit nga Bashkia. Festivali do të zhvillohet për tre ditë radhazi – më 5, 6 dhe 7 qershor – dhe do të mbledhë pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë saj në një festë të traditave, miqësisë dhe shkëmbimit kulturor, njofton BNR Stara Zagora. Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë interesin e brezave të rinj për folklorin dhe të krijojë një hapësirë takimi mes kulturave të ndryshme. Përmes muzikës, këngëve dhe vallëzimeve, pjesëmarrësit do të paraqesin pasurinë e traditave, zakoneve dhe riteve të tyre festive.
Në programin e pasur të festivalit do të marrin pjesë grupe folklorike nga qytetet e binjakëzuara me Kazanllëkun – Nadkanizha (Hungari), Veria (Greqi), Didimotika (Greqi) dhe Koçani (Republika e Maqedonisë së Veriut).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova