Artikull
37% besojnë se Bullgaria do të jetë vend i mirë për të jetuar pas 20 vitesh
Premte 5 Qershor 2026 06:32
Premte, 5 Qershor 2026, 06:32
FOTO: rctrend.bg
Madhësia e shkronjave
52% e bullgarëve mendojnë se Bullgaria ndodhet në stanjacion, 28% se po shkon drejt rënies, ndërsa 14% se po shkon drejt përparimit dhe modernizimit. Megjithatë, 37% presin që Bullgaria të jetë një vend më i mirë për të jetuar pas 20 vitesh, 30% mendojnë se do të mbetet përafërsisht e njëjtë, ndërsa 17% parashikojnë përkeqësim. Kjo tregon një anketim të Agjencisë “Trend”, i prezantuar në Green Transition Forum. Anketa u realizua me metodën “ballë për ballë” me 1002 qytetarë madhorë, gjatë periudhës 11–17 shkurt, me porosi të GTF-së.
Pritshmëritë më të mëdha për zhvillim lidhen me ekonominë dhe të ardhurat (39%), të ndjekura nga teknologjia dhe digjitalizimi (24%) dhe të drejtat civile dhe demokracia (21%). Ndër fushat e tjera ku pritet përparim përfshihen arsimi, shkenca, infrastruktura dhe transporti.
Kriza demografike mbetet shqetësimi më serioz – 50% presin përkeqësim ose stanjacion. Parashikime negative ka edhe për korrupsionin dhe qeverisjen (36%), si dhe për pabarazinë sociale (30%).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova