Artikull
Sarëbujukov është bullgari i parë me fitore në Ligën e Diamantit në atletikë
Premte 5 Qershor 2026 09:53
Premte, 5 Qershor 2026, 09:53
Bozhidar Sarëbujukov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Atleti numër një i Bullgarisë, Bozhidar Sarëbujukov, fitoi vendin e parë në kërcim së gjati në garën e Ligës së Diamantit në atletikë, e zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë. Kampioni evropian në kërcim së gjati në sallë arriti rezultatin 8.26 metra me një tentativë të jashtëzakonshme të fundit, pasi deri në provën e tij të fundit ndodhej në vendin e tretë.
Për të, kjo është fitorja e parë në karrierë në garat më të forta komerciale të atletikës botërore, si dhe fitorja e parë për Bullgarinë në garat për meshkuj në historinë e Ligës së Diamantit. Deri tani, vendin e parë e kishte arritur vetëm Iveta Llallova-Kolio në sprintin për femra.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova