Artikull
Ura e Danubit 1 (Ruse–Giurgiu) është e hapur për qarkullim
Premte 5 Qershor 2026 10:18
Premte, 5 Qershor 2026, 10:18
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi nëpër pikat kufitare dhe kalimet e vendit drejt Turqisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Rumanisë është normal në ditën e fundit të javës së punës, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Në pikën kufitare Ruse–Gjurxhevo (Giurgiu), deri në fund të qershorit vijon rikonstruksioni i urës mbi lumin Danub. Qarkullimi rregullohet në një korsi. Pas ndërprerjes më 4 qershor, është rikthyer kalimi në të dy drejtimet për automjetet e lehta, automjetet e lehta të mallrave dhe autobusët. Pasdite pritet të nisë edhe lejimi i kalimit për kamionët e rëndë.
Për shkak të vendosjes së fugave të reja në objekt, është kufizuar qarkullimi në korsinë për në Sofje në dy segmente të autostradës “Trakia” në rajonin e Jambolit. Punimet pritet të zgjasin deri në fund të qershorit. Trafiku devijohet në të dy drejtimet në korsitë ngjitur, njoftojnë nga Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova