Artikull
Stërvitje ndërkombëtare ajrore ushtarake zhvillohet pranë Plovdivit
Premte 5 Qershor 2026 10:30
Premte, 5 Qershor 2026, 10:30
FOTO: www.md.government.bg
Madhësia e shkronjave
Në Bazën e 24-t të Aviacionit – Krumovo filloi stërvitja ndërkombëtare “THRACIAN BLADE 2026”, e cila zhvillohet nën drejtimin e Forcave Ajrore të Bullgarisë dhe Qendrës Shumëkombëshe të Trajnimit për Përgatitjen Taktike të ekuipazheve të aviacionit me helikopterë (MHTC) në Sintra të Portugalisë, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Në stërvitje marrin pjesë trupa ushtarake dhe avionë nga Bullgaria, Austria, Belgjika, Sllovakia, Sllovenia, Serbia, Hungaria dhe Zvicra. Në “THRACIAN BLADE 2026” do të përfshihen gjithashtu edhe njësi tokësore bullgare dhe shërbime të ndryshme. Të pranishëm janë edhe vëzhgues nga Greqia, Qiproja, Republika Çeke dhe Zelanda e Re.
Drejtuesi i stërvitjes, kolonel Pejo Donçev, theksoi se “THRACIAN BLADE 2026” është një nga stërvitjet shumëkombëshe më të mëdha në Evropë për përgatitjen e ekuipazheve të helikopterëve. Ai shprehu besimin se të gjithë pjesëmarrësit do të shfrytëzojnë maksimalisht aftësitë e tyre.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova