Artikull
Burrat mesatarisht marrin 93 euro më shumë pension se gratë
Premte 5 Qershor 2026 14:21
Premte, 5 Qershor 2026, 14:21
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gati
gjysma e pensioneve të reja të dhëna gjatë tremujorit të parë të vitit 2026
janë pensione invaliditeti, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të
Sigurimeve Shoqërore. Nga janari deri në mars janë dhënë 27 616 pensione të
reja. Prej tyre, 13 513, ose 49 për qind, janë pensione të ndryshme invaliditeti.
Pjesa tjetër janë pensione për vjetërsi dhe moshë. Tendenca për rritjen e
pensioneve të invaliditetit nuk është e re dhe lidhet me ndryshimin e metodikës
për përcaktimin e aftësisë së kufizuar të qëndrueshme, e cila është në fuqi që
nga viti 2023.
Masa mesatare e pensioneve
bazë për ushtarakët dhe policët është 933,67 euro. Ndërsa masa mesatare e
pensioneve për vjetërsi dhe moshë për pjesën tjetër të popullsisë është 494,37
euro, që do të thotë një diferencë prej gati 440 eurosh. Arsyeja për pensionet
e larta të ushtarakëve dhe policëve është se tek ata 3 vite shërbim llogariten
si 5 vite stazh sigurimi të kategorisë së tretë dhe ata dalin në pension me
rreth 45 vite stazh të kësaj kategorie.
Në
Sofje, pensioni mesatar mujor është mbi 633 euro. Pensionet më të ulëta
mesatare i marrin të moshuarit në rajonet Razgrad dhe Silistra – 429 euro.
Pasojnë rajonet Tërgovishte dhe Kërйгali me pensione mesatare prej 434 dhe 435
euro.
Burrat
mesatarisht marrin 93 euro më shumë pension se gratë. Arsyeja është se ka
sektorë të ekonomisë ku pagat janë më të larta dhe ku punojnë më shumë burra,
si p.sh. në miniera, polici, ose ushtri. Ndërsa ka fusha me paga më të
ulëta ku punojnë më shumë gra, si p.sh. në industrinë e tekstilit.
Nga 1 korriku pensionet do të indeksohen sipas rregullit zviceran me mbi 7% dhe pensioni minimal për vendin do të arrijë në 347 euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva