Artikull
Rritje prej 3,1% e PBB‑së gjatë tremujorit të parë të vitit
Premte 5 Qershor 2026 14:49
Premte, 5 Qershor 2026, 14:49
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendit është rritur me 3,1% gjatë tremujorit të parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me 0,7%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Sipas të dhënave paraprake, PBB‑ja e prodhuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 arrin në 27,33 miliardë euro me çmime aktuale dhe për çdo banor i takojnë 4262 euro.
Të punësuarit në ekonomi janë 3,5 milionë persona. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, PBB‑ja për një të punësuar është rritur me 1,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva