Artikull
Rumen Radev: Zgjerimi i BE‑së duhet të bëhet për shkak të meritave vetjake
Premte 5 Qershor 2026 17:14
Premte, 5 Qershor 2026, 17:14
Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Në samitin “Bashkimi
Evropian – Ballkani Perëndimor” në Mal të Zi, kryeministri Rumen Radev
konfirmoi pozicionin e Bullgarisë se procesi i zgjerimit duhet të bazohet sipas
parimit të meritave vetjake të çdo shteti kandidat.
“Kjo nënkupton reforma të
thella në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e
marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, deklaroi Rumen Radev. Ai theksoi se vendi
ynë nuk do të lejojë komprometimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim për
shkak të situatës së ndërlikuar gjeopolitike, sepse nëse problemet zbuten tani
në mënyrë artificiale, ato do të shfaqen pas disa vitesh brenda familjes
evropiane.
Rumen Radev shtoi gjithashtu se Bullgaria ka qenë gjithmonë një motor kryesor i procesit të zgjerimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor, pasi kjo është një investim në siguri dhe kontribuon në zgjerimin e hapësirës së përbashkët evropiane të stabilitetit dhe prosperitetit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva