Artikull
Turne nga kalendari botëror i volejbollit të plazhit në Sveti Vllas
Shtunë 6 Qershor 2026 05:01
Shtunë, 6 Qershor 2026, 05:01
FOTO: Bulgarian Volleyball Federation
Madhësia e shkronjave
Resorti bregdetar Sveti
Vllas pret 170 sportistë nga e gjithë bota, të cilët do të garojnë për trofetë
në një nga turnet më atraktivë të kalendarit ndërkombëtar – Beach Pro Tour.
Gara e volejbollit të
plazhit zhvillohet në fushat e Venid Beach, të vendosura menjëherë pranë portit
të jahtit. Pjesa kryesore e garës – pas kualifikimeve për hyrje në turne – nis
sot, 6 qershor, dhe në betejë do të përfshihen edhe dyshet kryesuese bullgare.
Tek meshkujt vendi ynë do të përfaqësohet nga tetë çifte, ndërsa tek femrat –
nga pesë.
Priten ditë të mbushura me shkëmbime spektakolare, duele të forta dhe konkurrencë të fuqishme ndërkombëtare, të cilat sërish do ta shndërrojnë Sveti Vllasin në një nga skenat botërore të volejbollit të plazhit, premtojnë organizatorët.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva