Artikull
“Bilbili i shelgut tingëllon” – festivali në Bolljarovo
Mblidhen sërish ruajtësit e folklorit
Shtunë 6 Qershor 2026 07:00
Shtunë, 6 Qershor 2026, 07:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qyteti i Bolljarovos më 6 qershor mirëpret pjesëmarrësit në edicionin e XXVI-të të Tubimit Kombëtar Folklorik për Fëmijë “Bilbili i shelgut tingëllon”. Ngjarja tradicionalisht mbledh qindra fëmijë dhe të rinj nga e gjithë vendi për të paraqitur pasurinë e këngëve, valleve dhe zakoneve popullore bullgare, njofton BNR Burgas.
Fillimi i festës folklorike është në orën 9:30 me pjesëmarrësit më të vegjël – fëmijë deri në moshën 8-vjeçare nga kopshtet e fëmijëve dhe grupet vokale, të cilët do të paraqesin këngë popullore të dashura, etyde vallëzimi dhe zakone bullgare.
FOTO: BTA
Në grupmoshat e ardhshme – nga 9 deri në 14 vjeç dhe nga 15 deri në 19 vjeç – skena do të mbushet me interpretues individualë, duete dhe ansamble, të cilët do të paraqesin këngë karakteristike për rajone të ndryshme folklorike, interpretime instrumentale me gadullkë dhe fizarmonikë, si dhe një program të pasur vallëzimi.
Ndër theksimet në program janë pjesëmarrjet e ansambleve përfaqësuese të vallëzimit, ansambleve të fëmijëve, grupeve vokale dhe instrumentistëve nga shtëpitë e kulturës, shkollat dhe qendrat për mbështetjen e zhvillimit personal. Mysafir i veçantë i tubimit është një ansambël vallëzimi nga Komuna e Lallapashës, Republika e Turqisë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski