Autor
Diljana Traçeva
Hënë 8 Qershor 2026 06:09
Hënë, 8 Qershor 2026, 06:09
FOTO: Facebook/ DIA
Madhësia e shkronjave
Prej dhjetë vitesh, DIA (Dimana Mirçeva) i krijon këngët e saj duke u frymëzuar nga folklori bullgar. Ajo i jep atij një jetë të re, duke u bazuar në krijimtarinë popullore dhe madje edhe vetëm në fjalë të veçanta, për të shkruar tekste dhe melodi të reja. Ideja për këngën e saj më të re lindi pikërisht nga një fjalë e vetme: “nishan”. Për këtë, DIA thotë:
“Fjala “nishan” ka origjinë persiane dhe ka hyrë në gjuhën bullgare përmes turqishtes. Është një fjalë shumë e bukur, të cilën kisha filluar ta harroja. Më frymëzon shumë gjetja e këtyre “gurëve të vegjël të çmuar” gjuhësorë. Po, nga një fjalë e vetme lindi kjo këngë. Nishan është një fjalë shumë e bukur – unë e dija se do të thotë “shenjë”, por ajo ka edhe kuptime të tjera: simbol, madje edhe dhuratë fejese.”
Kështu, procesi krijues ka në qendër “nishanin” si një dhuratë fejese që vajza i kërkon djalit. Në këngë ajo nuk e merr, por këndon për të – nëse ai do t’i jepte nishanin, ajo do të ishte përgjithmonë e tij. Prej këtu vjen edhe frymëzimi i ekipit për ta shprehur “nishanin” në një mënyrë më të gjerë: se secili prej nesh pret nishanin e vet, qoftë në jetën personale apo në atë profesionale. Një shenjë, një sinjal që të thotë: “Hajde, vazhdo përpara! Urdhëro!” Kështu, kënga merr një kuptim shumë më të përgjithshëm sesa ideja fillestare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova