SPORT

Artikull

Nikolla Collov fitoi garën e Monakos në Formula 2

Hënë, 8 Qershor 2026, 09:58

Nikolla Collov

Nikolla Collov

FOTO: fiaformula2.com

Madhësia e shkronjave

Piloti bullgar Nikolla Collov, që garon për ekipin Campos Racing, fitoi garën kryesore në Monako, e vlefshme për raundin e katërt të sezonit në Formula 2.

Collov zhvilloi një garë shumë të zgjuar nga ana taktike. Pjesën më të madhe të garës ai qëndroi në vendin e dytë, por në xhiron e fundit arriti të marrë kryesimin dhe të sigurojë fitoren e dytë në garat kryesore këtë sezon. Ai ka fituar gjithashtu edhe një garë sprinti, duke e çuar në tre numrin e fitoreve të tij në vetëm tetë gara të zhvilluara deri tani këtë sezon.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve, Collov u ngjit në vendin e dytë me 62 pikë. Ai ndodhet vetëm një pikë pas italianit Gabriele Mini, i cili kryeson kampionatin. Në vendin e tretë renditen së bashku norvegjezi Martinius Stenshorn dhe irlandezi Aleks Dën, me nga 48 pikë secili.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova