TURIZËM

Artikull

Hapet zyrtarisht sezoni turistik veror në bregdetin bullgar të Detit të Zi

Hënë, 8 Qershor 2026, 11:32

Hapet zyrtarisht sezoni turistik veror në bregdetin bullgar të Detit të Zi

FOTO: BNR - Burgas

Madhësia e shkronjave

Me një ceremoni të organizuar nën qiellin e hapur në plazhin qendror të Sozopolit, ministri i turizmit i Bullgarisë, Ilin Dimitrov, dhe kryetari i bashkisë së qytetit turistik, Tihomir Janakiev, shpallën zyrtarisht hapjen e sezonit veror 2026.

Ministri Dimitrov parashikoi se sezoni turistik i këtij viti do të jetë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Sipas tij, Bullgaria mbetet një destinacion i sigurt dhe i qetë për pushime, gjë që krijon pritshmëri për një verë të suksesshme, pavarësisht nisjes më të ngadaltë të sezonit.

Hapet zyrtarisht sezoni turistik veror në bregdetin bullgar të Detit të Zi

FOTO: BNR - Burgas

"Fatkeqësisht, këtë vit sezoni po fillon me njëfarë vonese, siç po shihet edhe në terren. Megjithatë, shpresojmë ta kompensojmë këtë gjatë muajve në vijim. Një pjesë e rënies së numrit të turistëve lidhet me anulimin e fluturimeve nga operatorët turistikë gjermanë. Këto fluturime u anuluan në muajt dhjetor dhe janar për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy kompanive private. Për sezonin e ardhshëm do të marrim masa për ta zgjidhur këtë problem", deklaroi ministri. Ai shtoi se mungesa e turistëve gjermanë do të ndihet kryesisht në fillim dhe në fund të sezonit veror, ndërsa gjatë periudhës kulmore të pushimeve pritet që ndikimi të jetë shumë më i vogël.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova