MUZIKË

Artikull

“Shkrepësja” – dueti “Paradox” dhe dy fytyrat e fatit

Martë, 9 Qershor 2026, 06:01

“Shkrepësja” – dueti “Paradox” dhe dy fytyrat e fatit

FOTO: Facebook/ Дует Paradox

Madhësia e shkronjave

Dueti “Paradox” – këto janë Simona Marinova dhe Diana Teneva. Ato na prezantojnë këngën e tyre autoriale “Shkrepësja”, për të cilën thonë:

“Shkrepësja është simbol i luftës midis së kaluarës dhe së tashmes. Përmes kësaj kënge shprehim peshën e zgjedhjes që njeriu duhet të bëjë për të vazhduar përpara. Ndonjëherë është e nevojshme t’i lëmë kujtimet e bukura të mbeten në të kaluarën, që të nisim të lirë rrugën drejt ëndrrave tona.”

FOTO: Facebook/ Дует Paradox

Në videoklipin muzikor, i xhiruar nga Natalia Sidorenko, historia e të dashuruarve është shkruar nga fati, i cili ka dy fytyra, në rolet e Didi dhe Moni. Si kukulla me fije, të lidhura përmes fijes së kuqe, personazhet enden nëpër të tashmen, ndërsa në telefon ajo diktohet edhe përmes makinës shkrimore – shtypet në fletët e letrës, kur tashmë shndërrohet në të kaluar. Koha është një nocion abstrakt, sepse sapo ta shqiptojmë fjalën “tani”, ajo tashmë ka jehuar, si jehona në një dhomë bosh.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva