Artikull
Presidentja kundërshton idenë që Deti i Zi të konsiderohet zonë e militarizuar
Hënë 8 Qershor 2026 13:06
Hënë, 8 Qershor 2026, 13:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Jam kategorikisht kundër idesë, që territori i Detit të Zi dhe zona përreth tij të shihen vetëm si një hapësirë që po militarizohet. Deti i Zi është një pasuri e jashtëzakonshme – gjeografike dhe natyrore – për Bullgarinë”, deklaroi presidentja Ilijana Jotova. Ajo i bëri këto komente gjatë konferencës “Drejt një sigurie të përbashkët rajonale për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në Ballkan dhe në Detin e Zi”, e cila u mbajt në Sofje, si pjesë e kryesimit bullgar të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Sipas presidentes, duhet të tregohet shumë kujdes se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim, në mënyrë që të mos i jepet fund njëherë e përgjithmonë turizmit dhe industrisë që po zhvillohet përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Këto sektorë sigurojnë punësim dhe të ardhura për shumë familje që jetojnë në atë zonë. Ajo theksoi gjithashtu se asnjë shtet nuk mund ta garantojë i vetëm sigurinë e vet. Siguria kërkon vullnet politik, parime të qarta dhe bashkëpunim të ngushtë brenda aleancave strategjike si Bashkimi Evropian dhe NATO.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova