LAJME

Artikull

Së shpejti pranë Jambollit, në Kabile, nuk do të ketë bazë ushtarake të NATO-s

Hënë, 8 Qershor 2026, 13:29

Dimitër Stojanov

Dimitër Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka nisur asnjë procedurë për projektimin apo ndërtimin dhe nuk ka përparim në realizimin e projektit për një bazë të NATO-s në zonën e Bezmerit, pranë Jambollit. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit nga “Bullgaria Demokratike”, Ivajllo Mirçev lidhur me vendosjen e një grupi shumëkombësh luftarak të NATO-s në zonën e Kabilles.

Megjithëse më 29 janar 2026 Kuvendi Popullor ratifikoi një marrëveshje ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe Italisë për bashkëpunim në mbrojtje dhe për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të objekteve ushtarake në territorin e repartit ushtarak Kabille, ekziston një mospërputhje midis planit për strukturat e përkohshme të hartuar nga pala italiane dhe detyrës së projektimit të kampit. Për këtë arsye pritet të zhvillohet një takim teknik pune për projektin. Aktualisht planifikohet që projekti të realizohet me financim kombëtar. “Në një fazë të mëvonshme, nëse nga ana e NATO-s paraqitet nevoja për zhvillimin e kapaciteteve brenda kuadrit të projektit, Ministria e Mbrojtjes mund të aplikojë për bashkëfinancim nga NATO ose për rimbursimin e një pjese të mjeteve financiare”, thuhet në përgjigjen e ministrit.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova