Artikull
Parashikimi i motit për 9 qershorin 2026
Sinoptikët parashikojnë mot me diell paradite, reshje pasdite në zonat malore
Hënë 8 Qershor 2026 19:19
Hënë, 8 Qershor 2026, 19:19
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 13°C. Paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite, sidomos në zonat malore dhe në Bullgarinë Verilindore, do të zhvillohen vranësira që mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me bubullima në disa rajone. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27 deri në 32°C, ndërsa përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të lëvizin mes 22 dhe 26°C. Në kryeqytet priten rreth 28°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, në disa zona mund të ketë mjegull ose shikueshmëri të reduktuar. Pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht në pjesën veriore të bregdetit, ku në disa vende nuk përjashtohen reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperatura e ujit të detit do të jetë 20–22°C, ndërsa deti do të jetë i qetë, me dallgëzim 1–2 ballë.
Në zonat malore paradite moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pasdite do të shtohen vranësirat e tipit veror, të cilat mund të sjellin reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Reshjet do të jenë më të mundshme në masivet e maleve Rilla dhe Rodopet dhe në pjesët perëndimore dhe qendrore të vargmalit Stara Pllanina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja, ndërsa në majat më të larta era do të jetë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë rreth 22°C, ndërsa në 2000 metra rreth 14°C.
Të mërkurën në mëngjes, në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës dhe pasdite, deri në mesnatë, do të zhvillohen vranësira që do të sjellin reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Në disa zona mund të ketë edhe breshër. Temperaturat do të jenë në rritje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova