Artikull
Dy shkencëtarë bullgarë do të studiojnë akullnajat në Arktikun norvegjez
Hënë 8 Qershor 2026 16:37
Hënë, 8 Qershor 2026, 16:37
FOTO: Instituti Bullgar i Antarktidës
Madhësia e shkronjave
Dy studiues nga Instituti Bullgar i Antarktidës u nisën drejt kryeqytetit të arkipelagut arktik Svalbard – Longyearbyen, për të marrë pjesë në Programin e parë Veror Polar, të organizuar nga Instituti Polar Norvegjez. Këtë e njoftoi BTA, duke iu referuar Akademisë Bullgare të Shkencave.
Dr. Kremena Georgieva dhe Dr. Cvetan Parov u përzgjodhën pas një gare me shkencëtarë polarë nga e gjithë bota.
Në kuadër të Programit Polar, shkencëtarët bullgarë do të marrin pjesë në kërkime në terren mbi akullnajat në zonën e ishullit Svalbard, si dhe në trajnime praktike për sigurinë gjatë punës kërkimore në Arktik.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva