Artikull
Rumen Radev drejtuar MPB‑së: Pres masa drakoniane në rrugë
Hënë 8 Qershor 2026 17:56
Hënë, 8 Qershor 2026, 17:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është ndër vendet e para në Bashkimin Evropian për traumatizëm dhe vdekshmëri në rrugë. Këtë e tha Kryeministri Rumen Radev në një takim me institucionet përgjegjëse për marrjen e masave për rritjen e sigurisë rrugore. Ai kërkoi që MPB të ndërmarrë masa drakoniane kundër sjelljeve huligane në trafik.
Takimi zhvillohet në kontekstin e aksidentit të rëndë me dy makina dhe një autobus të transportit urban në Sofje më 5 qershor, ku humbën jetën 4 persona, dy prej tyre – shtetas të Indisë, dhe 16 u plagosën, kujton BNR Horizont.
“Prej vitesh bëhen përpjekje për të ulur traumatizmin rrugor, por deri tani këto përpjekje nuk shënojnë përparim të dukshëm", komentoi Radev. Sipas tij, arsyet janë të shumta – gjendja e rrugëve, mënyra e trajnimit, marrja e patentës, puna e bashkive dhe organeve të kontrollit, edukimi dhe disiplina në trafik. Ai premtoi se institucionet do të koordinojnë përpjekjet për një punë më efektive në përballimin e problemit.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva