Artikull
Rafineria “Lukoil Neftohim Burgas” ka një deficit prej 200 milionë eurosh
Hënë 8 Qershor 2026 19:12
Hënë, 8 Qershor 2026, 19:12
Evgeni Simeonov dhe Aleksandër Pulev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Administratori i ri i posaçëm i “Lukoil Neftohim Burgas”, Evgeni Simeonov, njoftoi se po përgatitet një analizë e detajuar e gjendjes së rafinerisë dhe shoqërive të tjera të grupit “Lukoil”. Ai bëri të ditur se deficiti për vitin e kaluar është 200 milionë euro. “Qëllimi im kryesor është të garantoj funksionimin e pandërprerë të rafinerisë, furnizimin e rregullt të tregut bullgar me karburante, respektimin strikt të regjimeve të sanksioneve dhe, së bashku me ekipin e “Lukoil”, të mbrojmë interesin bullgar”, deklaroi Simeonov, i cituar nga BNR Horizont.
Do të vendoset një monitorim i vazhdueshëm mbi procesin e prodhimit në rafineri, përfshirë ngarkesën e kapaciteteve, llojet e naftës së përdorur dhe proceset e përzierjes. Nuk parashikohen shkurtime të personelit.
Nuk ka dhe nuk mund të ketë plane për nacionalizimin e “Lukoil” në një vend anëtar të BE‑së, u shpreh kategorikisht Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Investimeve dhe Industrisë, Aleksandër Pulev, i cituar nga BTA.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva