LAJME

Artikull

Presidentja e RMV vjen për një “bisedë të këndshme femërore” në Sofje

Martë, 9 Qershor 2026, 08:47

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, do të mbërrijë më 10 qershor në Sofje për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në kuadër të forumit, kreu i shtetit maqedonas do të zhvillojë një takim dypalësh me Pesidenten bullgare Ilijana Jotova. Këtë e bëri të ditur Siljanovska në një intervistë për televizionin shtetëror MRT 1, duke shprehur pritjen që të hapen çështje thelbësore në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut e përshkroi bisedën e ardhshme si vazhdimësi natyrale të takimit me Jotovën në Jerevan dhe me Kryeministrin Rumen Radev në Sofje. Ajo e përshkruan bisedën me Jotovën si një “bisedë të këndshme femërore”. Sipas saj, Sofja dhe Shkupi kanë nevojë urgjente për masa për ndërtimin e besimit, transmeton BTA.

Në intervistë ajo pohon se aktualisht “shkëndija dhe shigjeta” fluturojnë nga të dyja anët e kufirit. Por ajo thekson se, si presidente, nuk mund të negociojë për ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Përfshirja e bullgarëve në dokument si popull shtetformues është një nga detyrimet e marra nga Shkupi ndaj Brukselit për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva